Në Kirgizi milicia po përpiqet të shpërndajë turmën e rrebeluar të zaptuesve të tokave në periferi të Bishkekut. Në vendngjarje mbërritën disa kamionë me ushtarakë të forcave të brendshme dhe nënreparteve të destinacionit të posaçëm. Zaptuesit po shfaqin agresivitet të madh duke qëlluar me gura kalimtarët dhe duke sulmuar makinat e parkuara. Ata as që morrën mundimin të dëgjojnë të ngarkuarin e përkohshëm me detyrat e Kryetarit të Bashkisë së Bishkekut Isu Omurkullov, i cili mbërriti atje posaçërisht për zhvillimin e negociatave. Sipas disa të dhënave, turma po përqiqet të çajë drejt qendrës së qytetit. Press atasheu i ambasadës së Rusisë në Kirgizi Viktor Harçenko në on air e radios "Jehona e Moskës" deklaroi, se "në periferitë e kryeqytetit të Kirgizisë filluan pogromet". Agjencia "Interfax" njofton për vdekjen, si të paktën, të dy personave.