0Mijëra njerëz me shkopinj dhe pishtarë në duar hynë në kryeqytetin e Kirgizisë. Turma, që po prish rendin në vend e po krijon çrregullime, erdhi në Bishkek nga ana e fshatit Majevka, i cili ndodhet në periferinë veriore të kryeqytetit, ku dhe ndërmorri tentativën e zaptimit të shtëpive të qytetarëve rusishtfolës. "Ata u dyndën me forcë në shtëpitë e rusëve dhe kërkuan që ata të shporren", i tregoi Agjencisë "RIA Lajmet" njëra nga banoret e këtij fshati. Gjatë rrugës mitinguesit dogjën makinën e organeve të ruajtjes së rendit. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, trazirat filluan edhe në fshatin Leninskij, në afërsi të Bishkekut. Agjencia "Interfax" njoftoi për tentativën e turmës së pajisur me këbaçë druri dhe shufra metalike për zaptimin e një sipërfaqeje toke në një nga periferitë e Bishkekut. Për lokalizimin e konfliktit në vendngjarje mbërritën bashkëpunëtorët e milicisë, të cilët mbyllën rrugën që çon për në Bishkek.