0Organizata e bashkatdhetarëve rusë të Kirgizisë "Për paqe dhe stabilitet" iu drejtua qeverisë së përkohshme të republikës me thirrjen për parandalimin e tentativave të ndezjes së përçarjes ndërnacionale në vend, njofton Agjencia ITAR-TASS. Përsëri filluan të tingëllojnë shprehje nacionaliste në adresë të rusëve dhe përfaqësuesve të kombësive të tjera, thuhet në letrën e organizatës. Sipas mendimit të autorëve, eliminimi i tensionit mund ti shërbente aplikimit të nënshtetësisë së dyfishtë me Rusinë, përfshirjes në jetën politike dhe shoqërore të Kirgizisë të përfaqësuesve të diasporës ruse dhe zgjerimit të ndikimit të gjuhës ruse.