0Në kryeqytetin e Skocisë-Edinburg do të hapet qendra e gjuhës ruse. Ajo do të bëhet e dyta në Ishujt britanikë dhe e 51 në botë. Qëllimi i krijimit të qendrave ruse në botë është popullarizimi i gjuhës dhe kulturës ruse jashtë kufijve të Rusisë. Fondi "Bota ruse" i pajis këto qendra me përmbledhje e vëllime librash të nevojshëm dhe botime multimediatike, kompjutera me akses në Internetin rus. Në këto qendra të gjuhës ruse zhvillohen veprimtari shkencore, arsimore, edukative dhe kulturore.