Tragjedia në qiellin mbi Smolensk, ku pësoi katastrofë avioni i Presidentit të Polonisë, do ti bashkojë popullin rus dhe atë polak, si dhe do të shërbejë për zbulimin e së vërtetës për ngjarjet e Katinit, kur 70 vjet më parë "u pushkatuan mijëra përfaqësues të inteligjencës polake". Një mendim të tillë shprehu i Ngarkuari i përkohshëm me të drejtat e presidentit të Polonisë Bronisllav Komorovsk, duke marrë fjalën pas meshës funerale në Tempullin e Marisë së Shenjtë në Krakow. "Për shumë dhjetëvjeçarë polakët duhej të heshtnin për Katinin, për këtë heshti edhe bota e lirë", tha Komorovski. "Ne besojmë, se do të zbulojmë të vërtetën për krimin e Katinit", tha Komorovski. Ai theksoi, se "shpresë për këtë japin fjalët, që tingëlluan nga ana e Presidentit dhe Kryeministrit të Rusisë". Sipas fjalëve të Komorovskut, "këmbana, e cila do të bjerë sot për Presidentin e Polonisë, bën thirrje për bashkim me popullin rus në emër të asaj, që të përjetojmë sëbashku tragjedinë e Katinit".