0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev vendosi një qiri dhe një buqetë me trëndafila të kuq në shenjë nderimi në hyrjen e Tempullit Mariack të Krakow-it. Atje filloi mesha përkujtimore për Presidentin e Polonisë Lech Kaczynski dhe bashkëshorten e tij Maria. Çifti presidencial do të prehet në pallatin mbretëror Wawel në Krakow.