0Dimitri Medvediev mbërriti në Poloni, që të marrë pjesë në ceremoninë funerale të Presidentit të Polonisë Lech Kaczynski dhe bashkëshortes së tij Maria, që vdiqën në katastrofën ajrore në qiellin mbi Smolensk, njoftoi Sekretarja për shtyp e shtetit rus Natalja Timakova. Ndërkaq liderë të tjerë botërorë nuk mundën të mbërrinin për shkak të resë prej hiri të shkaktuar nga vullkani në Islandë, i cili ka paralizuar komunikimin ajror në Europë. Me makina për në Poloni mbërritën udhëheqësit e Estonisë, Letonisë, Moldavisë.