0Në ambasadën ruse në Uashington do të zhvillohet një mbrëmje tradicionale pashke për familjet, në të cilat edukohen fëmijë të adoptuar nga Rusia. Këtë vit ky aktivitet ka tingëllim të veçantë në sfondin e ngjarjeve të para pak ditëve me fëmijët rusë në SHBA-s, që e detyruan Moskën të ngrejë çështjen për përfundimin e një marrëveshje të veçantë me Uashingtonin, për rregullimin e taktikës së birësimit. Amerikanja Phils Jonson, e cila edukon fëmijët e birësuar binjakë, e mbështet plotësisht iniciativën ruse. Ajo është e gëzuar, që pozita e rreptë e Moskës, më në fund, detyroi që ti kushtohet vëmendje ndaj këtij problemi edhe nga pushteti, edhe nga shtypi.