Situata është keqësuar në jug të vendit, në Xhalal-Abad, në vendlindjen e Ish presidentit Kurmanbek Bakijev. Ithtarët e tij zaptuan ndërtesën e administratës dhe qendrën televizive, kurse milicia vendase refuzoi ti nënshtrohet udhëheqjes së re të Kirgizisë. Në qytet po zhvillohen mitingje të shumtë. Kundërqëndrimi i veriut dhe jugut të vendit, që u rrit deri në trazira, filloi pas asaj, kur shërbimet speciale u përpoqën të arrestonin vëllain e Presidentit, Zhanibek Bakijev. Ish drejtorin e shërbimit të rojes shtetërore e akuzojnë për pjesëmarre në hapjen e zjarrit ndaj turmave të njerëzve gjatë trazirave në Bishkek më 7 prill. Në mbrojtjen e vëllait të Presidentit u ngrit milicia vendase. Arrestimi që nuk u realizua dot u bë shkak i radhës i valës së trazirave. Veprimet e udhëheqjes së re të vendit, veçanërisht në jug të vendit duhet të jenë mjaft të matura dhe të kujdesshme, pasi atje akoma simpatizojnë Kurmanbek Bakijevin, shprehet Vladimir Zharihin, Zëvendës drejtori i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP): "Këto kundërqëndrime mund të sjellin në atë që paralajmëroi Presidenti Medvediev: në lindjen e luftës civile, kurse në perspektivë të ndarjes së vendit midis veriut dhe jugut. Kjo gjë, sigurisht, është mjaft shqetësuese. Dhe, mua më duket, se ndërmjetësit ndërkombëtarë, në radhë të parë Rusia dhe Kazakistani duhet të bëjnë gjithçka të mundur, që kjo mos të ndodhë. Tani për tani qeveria e përkohëshme e Kirgizisë i kërkon komunitetit botëror të gjejë dhe të bllokojë llogaritë e Ish presidentit Bakijev dhe të rrethit të tij, duke e motuvuar këtë me atë, se mjetet financiare mund të shkojnë për organizimin e sulmeve terroriste. Ndërkaq, në Kirgizi i konsiderojnë të mjaftueshme  mjetet e Ish Presidentit. Vetëm në fillim të prillit për dy ditë nëpërmjet 6 bankave tregtare u tërhoqën 200 milionë dollarë, njoftoi qeveria e përhohëshme. Dhe kjo rezulton nga fakti, se arka shtetërore është bosh", u shpreh Vladimir Zharihin. Nuk dihet saktësisht, se ku ndodhet vet Kurmanbek Bakijev. Ish presidenti i Kirgizisë, i cili më 16 prill nënshkroi deklaratën për dorëheqje, sipas të dhënave jo zyrtare, ndodhet në Alma-At.