0Numri i viktimave të termetit shkatërrues që ra në Kinë arriti në 1300 veta, kurse numri i plagosurve deri në 12 mijë, njofton agjencia "Sinhua". Tërmeti me fuqi prej 7.1 ballësh ra më 14 prill në provincën Cinhaj. U shkatërrua pjesa më e madhe e ndërtesa të banimit. Rusia në lidhje me këtë tragjedi shprehet e gatshme për ti ofruar Kinës ndihmë dhe mbështetje të çdo lloj forme dhe vëllimi, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.