Këto ditë së bashku me popullin polak shprehin ngushëllimet e veta dhe qytetarët rusë. Çfarë ndien moskovitët kur morrën vesh për tragjedinë që ndodhi nën Smolensk? Kjo është tema e sondazhit të realizuar në rrugët e kryeqytetit. Ja se çfarë reagimesh shprehin moskovitët në lidhje me këtë tragjedi.

Svetllana, 50 vjeç, morri vesh për katastrofën gjatë kohës së provave. Svetllana ka shumë vite që merret profesionalisht me këngë. Ishte e pamundur që të vazhdoja provat atë ditë. "Sikur mu mblodh një lëmsh në fyt", shprehet ajo: "Më rrodhën lotët. Ishte një tmerr! Po sikur ta përfytërojmë për një moment një tragjedi të tillë me popullin tonë? Unë mendoj që nuk jemi vetëm ne dhe nuk janë vetëm polakët që shprehin dhembshurinë për këtë tragjedi, por e gjithë bota. Akoma e sjell ndër mend atë kohë, kur ne këndonin këngë polake, kur ishte akoma gjallë këngëtarja Anna German. Ajo këndonte me ndjenja këngët ruse. Këta janë njerëzit tanë të afërt! Madje dhe tani që po flas me ju po më ikin lotët".

Unë e përjetova shumë. Për mua ishtë një hidhërim i tillë sikur të kishte ndodhur me popullin tonë", shprehet moskovitja e re në moshë Elena, kurse miku i saj Aleksei mendon, se duhet bërë çdo gjë e mundur që situata të tilla të mos përsëritet më.

Moskovitja Jana, 25 vjeç: "Unë kam të njohur polakë me të cilët punoj dhe të gjithëve u shpreha ngushëllimet e mia. Kjo është një tragjedi dhe e Polonisë dhe e Rusisë".

Anna, 51 vjeç me shumë vëmendje ndjek zhvillimet në lidhje me këtë ngjarje të transmetuara si nga mediat ruse ashtu dhe nga ato ato të huaja. "Kjo është një tragjedi e madhe dhe u perceptua nga i gjithë populli rus si një hidhërim personal! Këto ditë mund të shihje në programet televizive, praktikisht në të gjithë kanalet, drejtuesit tanë, fytyrat e të cilëve shprehnin ngushëllime të thella... Mendoj, se aktualisht në Poloni duhet ta ndiejnë qëndrimin tonë të ngrohtë. Ne me gjithë zemër e përkrahëm popullin polak në këtë tragjedi. Jo më kot thonë, që shoku njihet në fatkeqësi."

Tatjana, 30 vjeç. Ajo vuri në dukje, se hidhërimi i humbjeve ishte tejet i madh, është e bindur se rusët e ndajnë këtë hidhërim me popullin polak:"Unë jam mësuese dhe jap arte figurative në shkollë dhe ne kemi një temë të tillë: "Çdo popull është artist". Kjo ngjarje tregon, se çdo popull duhet të jetë edhe njerëzor, ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin, të vlerësojmë dhe  të shumëzojmë mirësinë. Kjo gjë i përket jo vetëm këtyre ngjarjeve tragjike por edhe jetës së përditshme, vë në dukje Tatjana".