0Në Teheran po zhvillohet Konferenca ndërkombëtare kushtuar çarmatimit dhe mospërhapjes së armës bërthamore. Në të marrin pjesë delegacionet nga 56 vende, ndër të tjera dhe Federata Ruse, SHBA, Kina, Britania e Madhe, Gjermania. Gjatë hapjes së konferencës Presidenti i Iranit Mahmund Ahmadinezhad deklaroi për domosdoshmërinë e krijimit të organit të pavarur ndërkombëtar për kontrollin mbi çarmatimin bërthamor. Moska shpreson shumë, se kjo konferencë do ti shërbejë forcimit të regjimit të mospërhapjes së armës bërthamore. Mbi bazë të rezultateve të 18 prillit do të miratohet deklarata e përbashkët.