0Trajneri hollandez Dirk Nicolaas Advocaat do të merret me stërvitjen e përfaqësueses së futbollit të Rusisë. "Unë e bëra zgjedhjen time në favor të Rusisë. Mua më tërheq e më ngjall interes niveli i lartë i zhvillimit të futbollit të saj, - deklaroi ai në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel. Hollandezi prishi para afatit kontratën e lidhur më parë me përfaqësuesen e futbollit të Belgjikës. Deri para kësaj ai është marrë me stërvitjen e klubit peterburgas "Zenit", duke e çuar atë deri në fitoren e Kupës UEFA.