Vëzhguesi i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Boris Tumanov shkruan mbi marrëdhëniet reciproke të Rusisë dhe shteteve europiane. Siç dihet, e ardhmja në shumë gjëra varet nga e tanishmja. Prandaj, me qëllim që të arrijmë të përfytyrojmë karakterin e lidhjeve të ardhshme midis Rusisë dhe Perëndimit, le të përpiqemi të analizojmë disa fakte të kohës së sotme dhe ti ekstrapolojmë ato disa vite përpara. Kështu, në ç'mënyrë do të ndikojë në marrëdhëniet ruso-europiane aviakatastrofa e paradokohshme me pasoja kaq tragjike mbi Smolensk? Gazeta amerikane "The New York Times" mendon, se tragjedia e Smolenskut mund të hapë një etapë të re në marrëdhëniet ruso-polake. Reagimi tejet i sinqertë dhe emocional i drejtuesve të lartë rusë ndaj vdekjes së Lech Kaczynskit, shkruan gazeta, dëshmon mbi synimin e Rusisë për vendosjen e marrëdhënieve mirëbesuese prej partnerësh me gjithë Europën. Në qoftë se Polonia, nga ana  e vet, do ta shfrytëzojë këtë shans, shkruan "The New York Times", atëhere ajo mund të bëhet një nga lideret europiane. Ndërsa ja deklaratat që zonja Hillary Clinton dhe Presidenti Medvediev bënë këtë javë në Uashington: "Ne do të dëshironim të ndërmerrnim veprime të përbashkëta me Moskën në sferën e mbrojtjes antiraket, për më tepër se Rusia nuk përbën në vetvete kurrfarë rreziku bërthamor", - tha zonja Clinton, në një kohë kur zoti Medvediev shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me amerikanët në këtë sferë. Është e tepërt të kujtojmë në këtë rast, se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s zoti Anders Fogh Rasmussen ka bërë thirrje më se një herë për krijimin e sistemit të përgjithshëm të mbrojtjes antiraket në kontinentin europian. Ka shumë mundësi që në një atmosferë të tillë Europa dhe Shtetet e Bashkuara të fillojnë të sillen me një skepticizëm më të reduktuar ndaj propozimit të Presidentit Dimitri Medvediev për adaptimin e sistemit të garantimit të sigurisë europiane me realitetet e reja të kontinentit. Për më tepër se Presidenti rus saktësoi sërish, se iniciativa e tij nuk parashikon aspak pikësynimin për shkatërrimin e instituteve aktualisht ekzistuese. Unë nuk dua kurrsesi të konformoj, se  e ardhmja e marrëdhënieve ruso-europiane do të jetë "qiell pa re". Unë vetëm konstatova tendencat që mua më duken si shpresëdhënëse. Kurse rezultatet e zhvillimit të këtyre tendencave varen, në radhë të parë, nga shfaqja e arsyeshmërisë dhe urtësisë nga ana e udhëheqësve tanë, konkludon vëzhguesi ynë Boris Tumanov.