0Teherani do të zhvillojë konferencën ndërkombëtare për çarmatimin bërthamor. Me këtë iniciativë doli Presidenti i vendit Mahmoud Ahmadinejad. Takimi dyditor, i planifikuar në ditët e pritshme të fundjavës, u mendua të zhvillohet ti kundërpeshë e samitit të Uashingtonit, në të cilin Irani nuk u ftua për pjesëmarrje. Siç vuri në dukje Ministri iranian i punëve të jashtme Manouchehr Mottaki, pjesëmarrjen e vet në këtë konferencë e konfirmuan përfaqësuesit e 60 vendeve, ndër të tjera të SHBA, Rusisë, Kinës dhe një sërë shteteve europiane, njofton Agjencia ITAR-TASS.