0Përfaqësuesit e përhershëm pranë OKB-së të vendeve të "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë për problemin e Iranit (Rusisë, SHBA-s, Republikës Popullore të Kinës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë) zhvilluan në vigjilje raundin e tretë të konsultimeve në lidhje me aplikimin e sanksioneve të mundshme ndaj Teheranit. Takimi u zhvillua vetëm tre ditë pas raundit të dytë, gjatë të cilit "Gjashtëshja" ia hyri punës për diskutimin e projekt rezolutës së propozuar nga SHBA-s. Në përfaqësinë ruse refuzuan të bëjnë ndofarë komentesh dhe theksuan se konsultimet do të vazhdojnë.