0Autoritetet e reja të Kirgizisë duhet të jenë të çliruara nga të metat e paraardhësve të tyre të tilla si sundimi i klaneve, nepotizmi, ndarja e biznesit, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarevë pas përfundimit të samitit të BRIK-ut në kryeqytetin e Brazilit. Me këto mangësi, si dhe me vetë faktin se qeveria e Bakijevit nuk arriti të zgjidhë dot problemet e karakterit social-ekonomik, dhe është e lidhur shembja e sistemit politik të Kirgizisë, mendon Presidenti rus. Ai shtoi, se nuk përjashton mundësinë e përsëritjes së skenarit kirgizian edhe në vende të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), në qoftë se atje do të vazhdojnë të ndjekin një politikë analogjike me atë të Presidentit të përmbysur të Kirgizisë.