Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do ta zgjidhë problemin që ka të bëjë me vendosjen e marrëdhënieve në format të plotë me udhëheqjen e re të Kirgizisë, e cila erdhi në pushtet pas trazirave masive të javës së kaluar, me marrjen parasysh të vullnetit të popullit kirgizian dhe aftësisë së qeverisë së përkohshme për zgjidhjen e detyrave social-ekonomike të vendit, thuhet në deklaratën e Kryetarit të shtetit rus, e cila u bë publike në edicionin e mbrëmjes të programit "Vremia" të Kanalit të Parë televiziv.