0Presidenti Kurmanbek Bakijev braktisi Kirgizinë. Për këtë njoftoi Kryetari veprues i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), Kreu i MPJ të Kazakistanit Kanat Saudabajev. Sipas fjalëve të tij, marrëveshja për largimin e Bakijevit u arrit me qeverinë e përkohshme të Kirgizisë si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të Presidentëve të Kazakistanit, SHBA-s dhe Rusisë me ndërmjetësinë e OSBE, OKB dhe BE. Saudabajev e quan largimin e Bakijevit hap të rëndësishëm për parandalimin e lufës civile në Kirgizi. Presidenti i Kirgizisë Kurmanbek Bakijev nënshkroi deklaratën mbi dorëzimin e plotfuqishmërive të veta presidenciale. Për këtë njoftoi një burim në qeverinë e përkohshme të vendit në intervistën dhënë Agjencisë Reuters.