0Aeroplani Tu-154 i Presidentit polak, i cili u rrëzua më 10 prill nën Smolensk, ndërmorri vetëm një tentativë për tu ulur në pistë. Për këtë njoftoi Kryetarja e Komitetit Ndërkombëtar të Aviacionit Tatiana Anodina. Sipas fjalëve të saj, "studimi i shkaqeve të katastrofës po bëhet në mënyrë mjaft skrupuloze, në bashkëveprim të plotë me palën polake. Rezultatet e përftuara do të bëhen publike pas përfundimit të punës". Më parë mjetet e informimit masiv me referim tek dëshmitarët okularë të katastrofës së aeroplanit presidencial njoftonin mbi 3 apo 4 tentativa të tij për të realizuar uljen në pistën e aerodromit.