Në Moskë dhe Bishkek po diskutojnë çështjen e dhënies së ndihmës humanitare Kirgizisë. Në kryeqytetin rus me misionin përkatës mbërriti Zëvendësi i kryetares së qeverisë së përkohshme kirgiziane Allmazbek Atambajev, kurse në atë të Kirgizisë - ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit Robers Blake. Siç njofton botimi "Njezavisimaja gazeta", nuk mbeti mënjanë edhe Kina. Mbi gatishmërinë e Pekinit për të drejtuar në Kirgizi ndihma humanitare njoftoi ambasadori kinez në këtë vend. Bashkimi Europian, duke gjykuar nga të gjitha, u pozicionua në pritshmëri. Në BE si dhe më parë dijnë shumë pak gjëra dhe për këtë arsye nuk arrijnë të kuptojnë fort qartë se çfarë po ndodh në Azinë Qendrore. Ekspertët mendojnë, se Bashkimi Europian mund të ndërhyjë në situatën e krijuar vetëm në rast se në Kirgizi do të fillojë lufta civile. Presidenti rus Dimitri Medvediev në Uashington në takimin me elitën politike dhe atë të biznesit të SHBA nuk përjashtoi një variant të tillë të zhvillimit të ngjarjeve. Presidenti Kurmanbek Bakijev shtroi përpara oponentëve të vet kushte logjike, por apriori të pa plotësueshme. Ndërsa në këmbim të kësaj premtoi të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të shtetit. Bile më tepër se kaq, ai u propozoi drejtuesve të opozitës tu japë ndihmë në gjetjen e rrugëdaljes nga kriza politike. "Unë dua ti ndihmoj ata të hyjnë në fushën ligjore", - tha Bakijev. Ai u propozoi deputetëve të transferohen e të vazhdojnë punën në jug të vendit. Ndërkohë në radhët e parlamentit të vjetër po vjen duke u pjekur përçarja.

Aktikulli i ditës dhe komentimi i tij

Zëvendës drejtori i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) Igor Shishkin

0 me lutjen e radiokompanisë "Zëri i Rusisë" i bëri vlerësimin e vet gjendjes së krijuar në Kirgizi: "E vetmja rrugëdalje nga situata e krijuar, me sa mund të gjykohet nga të gjitha, është arritja e kompromisit midis Bakijevit dhe qeverisë së përkohshme. Në këtë rast duhet të merret parasysh edhe fakti se Rusia ka interesat e veta në Kirgizi, të cilat janë të lidhura jo personalisht me Bakijevin apo lideren e opozitës Roza otunbajevën, por me pikësynimet strategjike të vendit tonë në këtë rajon. Fakti, se tani situata e krijuar po vjen duke marrë karakter qorrsokaku, është evident për të gjithë. Nga njëra anë mundësia e ndarjes së vendit në veri dhe jug është tejet e vogël. Nga ana tjetër ne pamë se si Bakijev tentoi të merrte nën kontrollin e vet qytetin Osh, një nga më të mëdhenjtë në jug të vendit, por në miting ai dështoi dhe u detyrua të kthehet në Xhalal-Abad. Rrjedhimisht, mbështetja e fuqishme që parashikohej në jug të vendit nuk i justifikoi shpresat e presidentit. Nuk ka forca ai tani as për ta ndarë Kirgizinë në dy pjesë: atë veriore dhe jugore. Po ashtu siç nuk kanë edhe kundërshtarët e Bakijevit për këtë qëllim rezerva të mjaftueshme. Arrestimi, gjykimi dhe ekzekutimi i tij prej tyre do të thoshte për ta dalje përtej kufijve të fushës të së drejtës ndërkombëtare dhe zëvendësimi i saj me të drejtën e arsyeshmërisë, përshtatshmërisë revolucionare. Situata tani për tani ngjason me një rrugë pa krye", konkludoi Zëvendës drejtori i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) Igor Shishkin.