Kurmanbek Bakijev nënshkroi deklaratën mbi heqjen nga vetja të pushtetit presidencial. Për këtë njoftoi një burim në qeverinë e përkohshme të vendit në intervistën dhënë agjencisë Reuters. Më parë Kurmanbek Bakijev braktisi vendin dhe u nis për në Kazakistan. Siç i njoftoi përpara nisjes gazetarëve vetë presidenti i rrëzuar nga pushteti, Lideri kazakistanas Nursulltan Nazarbajev e ftoi atë me qëllim që të diskutojnë "rrugët e rregullimit të situatës në Kirgizi".  Dita filloi mjaft e tensionuar: opozita prishi planet e ithtarëve të Kurmanbek Bakijevit për zhvillimin e mitingut në qytetin Osh në jug të vendit. Kundërshtarët e regjimit të mëparshëm e detyruan presidentin e rrëzuar nga pushteti të braktisë sheshin, kapën me gurë automobilin e tij, kurse më pas shembën tribunën e ngritur për fjalime. Për fat të mirë puna nuk shkoi deri në gjakderdhje. Më afër mbrëmjes Bakijev u nis nga fshati i vet i lindjes në jug të vendit për në Xhalal-Abad, ku mbërriti për bisedime me të përfaqësuesi i qeverisë së përkohshme të republikës. Presidenti i syrgjynosur u njoftoi gazetarëve, se fatin e tij po e diskutojnë presidentët e Rusisë, Kazakistanit dhe "bile ai i SHBA-s". Kurse Lideri kazakistanas Nursulltan Nazarbajev personalisht i propozoi Presidentit të rrëzuar nga pushteti që të shkojë në Astana. Më vonë u bë e ditur, se Kurmanbek Bakijev direkt nga Xhalal-Abadi u nis me aeroplan për në Kazakistan ku mbërriti shëndosh e mirë të enjten në mbrëmje. Largimi i Bakijevit nga Kirgizia, ndoshta, ishte rrugëdalja më e mirë nga situata e krijuar. Bile edhe në jug të vendit ndaj tij mbanin një qendrim si tejet të kujdesshëm. Njerëzit, të cilët 5 vjet më parë e mbështetën atë dhe ushqyen besimin se pushteti do të ndryshojë, se dominimi i klaneve dhe korrupsioni do të mbeten në të kaluarën, e kuptuan se shpresat e tyre nuk u justifikuan, thotë Zëvendës kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) Konstantin Zatulin: "Për një kohë shumë të shkurtër regjimi i Bakijevit arriti ta çojë punën deri tek represionet, tek metodat e pazakonta, aspak tradicionale për Kirgizinë të shtypjes së opozitës me dhunë. Pa pikë turpi ai fuste dorën në arkën e shtetit. Rreptësonte kontrollin ndaj mjeteve të informimit masiv. Pika e fundit që e mbushi kupën e durimit, sipas mendimit tim, u bë ai fakt, se një muaj përpara shpërthimit të ngjarjeve aktuale  ai mbajti një fjalim, gjatë të cilit dha të kuptojë se ka ndërmend të anulojë zgjedhjet, si një dukuri jo tradicionale për Kirgizinë. Të gjitha këto së bashku me masat represive të shtypjes së opozitës dhe çuan në shpërthimi e rrebelimit". Siç u bë e qartë, me vendosjen e fatit të Presidentit të Kirgizisë u morrën me të vërtetë liderët e fuqive kryesore botërore. Nga deklarata e Kryetarit aktualisht veprues të OSBE-së, Ministrit të punëve të jashtme të Kazakistanit, rezulton se Kurmanbek Bakijev e braktisi Kirgizinë si rezultat i marrëveshjes së arritur midis Presidentëve të Kazakistanit, Rusisë, SHBA-s si dhe OKB-së, BE dhe OSBE-së. Në këtë deklaratë nënvizohet, se largimi i Bakijevit nga Kirgizia është një hap i rëndësishëm për stabilizimin e situatës në vend.