0Duhet të parandalohet me çdo kusht rreziku i përçarjes së Kirgizisë dhe shpërbërjes së vendit. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OSBE-së Anvar Azimov në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Rusia ndjek me vemendje të përqendruar zhvillimin e situatës në Kirgizi dhe quan tejet të rëndësishme "moslejimin e vazhdimit të ushtrimit të dhunës, shmangien e viktimave të reja njerëzore, rivendosjen e rregullit dhe rikthimin e shoqërisë tek ritmi normal i jetës", njoftoi Përfaqësuesi i përhershëm rus. Ai paralajmëroi kundër rritjes në bazë të konfliktit të aktivizimit të elementëve me prirje radikale, gjë kjo që është e mbarsur me rrezikun e shndërrimit të Kirgizisë në një Afganistan të dytë.