0Mbi bazë të programit veprues të zhvendosjes së bashkëkombasve në Rusi u kthyen 20 mijë veta. Për këtë njoftoi në konferencën për shtyp mbajtur në Taganrog Kreu i Shërbimit Federal të Migracionit Konstantin Romodanovskij. "Unë mendoj, se për zhvendosjen e bashkëkombasve në territorin e Rusisë janë krijuar të gjitha kushtet", - theksoi ai. Në programin e zhvendosjes së bashkëkombasve marrin pjesë 19 rajone të Rusisë. Në Taganrog po zhvillohet mbledhja e Këshillit të drejtuesve të organeve të migracionit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.