0Në Gjermani po hapet ekspozita më e madhe, kushtuar krimeve të njësive mbrojtëse hitleriane, më të njohura si repartet SS. Ekspozita multimediatike është hapur në Kalanë e Vevelsburgut (Wewelsburg), në të cilën trupat e repartit të SS-ve qëndruan nga viti 1934 deri në vitin 1945. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës janë ftuar rreth 350 mysafirë, ndër të tjera nga Rusia, Austria, Franca, Çekia, Kroacia dhe vende të tjera.