0Teatri Mariinski i Shën Peterburgut do të zhvillojë të enjten transmetimin e parë direkt televiziv të baletit në formatin 3D. Teleshikuesit në Rusi dhe Europë do të shikojnë koncertin Gala ku do të hyjnë fragmente të baleteve nga repertori i Teatrit Mariinski. Koncertin Gala do ta hapin Drejtuesi artistik i Teatrit Valeri Gergiev dhe balerina legjendare Maja Pliseckaja, e cila mbërriti në Shën Peterburg me rastin e fillimit të Festivalit të X-të Ndërkombëtar të baletit "Mariinski". Në festival do të marrin pjesë artistët kryesorë të baletit rus, të Teatrit të baletit amerikan si dhe trupa e baletit të Operas së Lioni në kuadrin e vitit të Francës në Rusi.