Shkarko audiofailin

Sipas përfundimeve të vizitës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Argjentinë, e cila u zhvillua të enjten, palët nënshkruan më shumë se 10 dokumente. Në veçanti, pas takimit të liderit rus me Presidenten argjentinase Cristina Fernandez de Kirchner u nënshkrua protokolli për mirëkuptimin reciprok në sferën e përdorimit të energjisë atomike për qëllime paqësore. "Rosatomi" rus shprehu gatishmërinë e vet për të marrë pjesë si partner në projektimin dhe ndërtimin në Argjentinë të elektroblloqeve atomike si dhe në furnizimet e lëndës djegëse bërthamore. Aktualisht deri në 20 % e gjithë energjisë elektrike të Argjentinës përftohet me anë të pajisjeve të prodhuara në Rusi, njoftoi nga Buenos-Airesi korrespondenti i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Mihaill Kurakin: "Këto pajisje, natyrisht, që kanë nevojë për riparim. Pëveç kësaj, me pjesëmarrjen e Rusisë në Argjentinë do të ndërtohen edhe hidrocentrale të reja. Rusia gjithashtu ka ndërmend të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e disa elektrostacioneve të reja atomike. Duke prekur problemet e rëndësishme ndërkombëtare, Presidenti rus u shpreh për ndjekjen e kursit diplomatik në zgjidhjen e problemit të Iranit, por nuk përjashtoi edhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj tij. "Ç'është për të ardhur keq, këto kohët e fundit Irani nuk ka bërë asgjë që mund të dëshmonte për ndryshimin e pozitave të tij, ndërkohë që të gjithë ne jemi të interesuar që teknologjitë bërthamore të përdoren vetëm për qëllime paqësore", vuri në dukje Medvediev. Ai theksoi "interesin e gjithëmbarshëm" që programi bërthamor i Iranit të jetë i kontrollueshëm. Argjentina shfaqi interesim edhe ndaj teknikës ushtarake ruse si dhe ndaj një sërë drejtimesh të tjera të rëndësishme të bashkëpunimit, njofton korrespondenti i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Mihaill Kurakin: "Fjalë bëhet mbi kontratën e furnizimit të helikopterëve rusë për ushtrinë argjentinase. Po përpunohen gjithashtu edhe mundësi të tjera të bashkëpunimit dypalësh. Argjentinës, për shembull, i duhen vagona për metronë në Buenos-Aires, anije për  punë në Antarktidë si dhe helikopterë rusë, të aftë të fluturojnë në latitude të ulëta. Në përgjithësi, perspektivat e bashkëpunimit tregtaro-ekonomik midis të Rusisë dhe Argjentinës janë mjaft të gjera. Në praninë e dy presidentëve u nënshkruan memorandumet për mirëkuptimin reciprok në sferën e zhvillimit të sistemit satelitor global rus të novigacionit GLONASS, për bashkëpunimin midis këshillave të sipërmarrësve të Rusisë dhe Argjentinës, në sferën e ruajtjes së ekonomisë pyjore dhe transportit hekurudhor si dhe programi i bashkëpunimit në sferën e arsimit dhe kulturës.