Elektrostacioni atomik në Busherin iranian do të fillojë nga puna në gusht të këtij viti dhe sanksionet e mundshme ndaj Iranit nuk mund ta pengojnë venien e tij në shfrytëzim, deklaroi Kreu i kompanisë ruse "Rosatom" Sergei Kirienko. "Të gjithë e kuptojnë për mrekulli, se Busher nuk paraqet kurrfarë rreziku për regjimin e mospërhapjes së armës bërthamore. Përkundrazi, një bashkëpunim i tillë në përdorimin energjisë atomike për qëllime paqësore të duhet të mbështetet", theksoi ai.