0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i shprehu ngushëllimet e veta të thella Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që ra në provincën Qinghai dhe i propozoi ndihmë në likuidimin e pasojave të tij, njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit. Fatkeqësia natyrore mori jetët e qindra njerëzve dhe solli shkatërrime të mëdha. Në këto ditë të vështira, të hidhura qytetarët e Rusisë janë së bashku me ju, theksoi Medvediev. Ai i transmetoi fjalë ngushëllimi dhe bashkëpërjetimi të afërmve të viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të dëmtuarëve.