Polonia nuk do ta harrojë kurrë dhembshurinë dhe bashkëpërjetimin e shfaqur nga ana e Rusisë pas aviakatastrofës që ndodhi nën Smolensk. Me një deklaratë të tillë doli në Varshavë mareshali (Zëdhënësi) i Senatit të Polonisë Bogdan Boruseviç. Ai i shprehu mirënjohje autoriteteve ruse dhe qytetarëve të vendit tonë për "dhembshurinë e shfaqur dhe mbështetjen e dhënë në moment të vështirë, për reagimin njerëzor ndaj fatkeqësisë së tjetrit, për ndarjen e sinqertë të dhimbjes me popullin polak pas humbjeve të tilla të parikuperueshme.