Fatkeqësia i afroi Rusinë dhe Poloninë, deklaroi Zëdhënësi i senatit polak Bogdan Boruseviç në intervistën e vet dhënë për gazetën ruse "Vremia novostej". Sipas mendimit të tij, pas tragjedisë marrëdhëniet e Moskës dhe Varshavës u bënë më miqësore. Zëdhënësi i senatit pranoi, se nuk e priste një reagim të tillë nga ana e palës ruse në lidhje me vdekjen e Lech Kaczynskit. Pjesëmarrja personale e Presidentit Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit Vladimir Putin, mesazhi i tyre drejtuar popullit polak, dhembshuria dhe trishtimi i shprehur nga të gjithë rusët nuk do të harrohen kurrë, deklaroi Bogdan Boruseviç.