0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev nënshkroi dekretin për Strategjinë Kombëtare të kundërveprimit ndaj korrupsionit dhe Planin Kombëtar të kundërveprimit ndaj korrupsionit për vitet 2010-2011, njoftoi shërbimi informativ i Kremlinit. Këto dokumente janë programi i shmangies së shkaqeve kryesore të korrupsionit në shoqëri dhe ato duhet të konkretizohen duke marrë parasysh kërkesat e kohës. Drejtori i administratës së Presidentit dhe Kryetari i presidiumit të Këshillit pranë Presidentit për kundërveprimin ndaj korrupsionit duhet ti paraqesin Presidentit 1 herë në vit raportin mbi procesin e plotësimit të Planit Kombëtar dhe propozimet në lidhje me përsosjen e kësaj veprimtarie.