0Një tërmet me fuqi prej 7 ballësh ra në provincën Cinhaj në veri-perëndim të Kinës. Agjencia "France Presse" duke cituar mediat kineze njoftoi për afro 300 viktima. Epiqendra e lëkundjeve nëntokësore u ndodh 30 km larg qytetit Czegu, ku si rezultat u shkatërruan mbi 85% e ndërtesave dhe shumë të dëmtuar vazhdojnë të mbeten nën rrënojat e godinave. Populli është përfshirë nga paniku, ka shumë të plagosur, njofton Agjencia "Sinhua". Nuk mjaftojnë pavijonet e spitaleve, medikamentet dhe personeli mjeksor. Me shpëtuesit u bashkuan edhe forcat ushtarake të Kinës. Në rajonin e fatkeqësisë natyrore po dërgohen njësi të shpëtuesve nga rajonet fqinje.