Rusia dhe Norvegjia nënshkruan memorandumin mbi bazë të rezultateve të kontrollit të ushtruar ndaj shfrytëzimit të mjeteve të caktuara për garantimin e sigurimit radioaktiv në zonën Zapoljarie (përtej Polit të Veriut). Dokumenti u nënshkrua në qytetin norvegjez Kirkenes nga Kryetari i Kontrollit të Lartë Shtetëror të Federatës Ruse Sergei Stjepashin dhe homologu i tij norvegjez Jorgen Kosmo. Sipas fjalëve të Stepashinit, puna e përbashkët e organizatave ruse dhe norvegjeze në sferën e garantimit të sigurisë radioaktive, sipas rezultateve të verifikimeve paralele, meriton vlerësim pozitiv.