0Presidenti i Kirgizisë Kurmanbek Bakijev deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i presidentit në qoftë se qeveria e përkohshme e republikës, që u formua pas kryengritjes së paradokohshme, do ti garantojë sigurinë atij personalisht dhe familjes së tij. Për këtë njofton Agjencia RIA Lajmet. Kryetari i republikës nuk pranoi të kthehet në kryeqytet. Në vend të kësaj ai i propozoi kryetares së qeverisë së përkohshme Roza Otunbajeva të shkojë për bisedime në Xhalal-Abad. Bakijev vuri në dukje se i garanton paprekshmërinë asaj. Me deklarata të tilla Kurmanbek Bakijev, i cili ndodhet në qarkun e Xhalal-Abadit, doli pas asaj kur autoritetet e reja të republikës në formë ultimatumi i kërkuan atij kthimin në Bishkek.