Mbërriti nga Moska në Gjermani monumenti i Ekaterinës së Dytë, njofton botimi "Rossijskaja gazeta". Perandoresha, e lindur si Princesha von Anhalt-Zerbst, u larguan nga Atdheu në vitin 1944 dhe për gati 34 vjet mbajti fronin e Rusisë. Për ti bërë nderimet e merituara bashkatdhetares së vet gjermanët vendosën ta venë monumentin e Perandoreshës ruse në vendlindjen e saj. Dhe tani monumenti i Ekaterinës i derdhur në bronz pret orën e vet. Ceremonia e inagurimit të monumentit planifikohet të zhvillohet në verë në Parkun historik të oborrit mbretëror përpara godinës së bashkisë së qytetit. Mendohet se Perandoresha Ekaterina e derdhur në bronz do të ndihmojë qytetin me popullsi prej 17 mijë banorësh të joshë turistët dhe të sigurojë në këtë mënyrë të ardhura suplementare për mbushjen e buxhetit të tij. Dhe, më kryesorja, të demonstrojë se Rusinë dhe Gjermaninë i lidh një histori e përbashkët shumëshekullore.

                                                         ***

Një tjetër relike historike me vlerë mjaft të madhe është ora diellore në manastirin Novodjeviçi në Moskë e cila vazhdon të masë kohën që nga epoka e drejtimit të Carit rus Peter i Parë. Gjysmërrethi me ndarjet përkatëse dhe shigjetën (akrepin) metalike është vendosur në fasadën e dhomave të bashkëshortes së parë të carit - Evdokia Llopuhina. Për careshën ky mekanizëm i ndërlikuar për ato kohëra ishte thjesht orë. Ndërsa aktualisht ajo është shndërruar në një hit turistik.

                                                          ***

2/3 e qytetarëve rusë ekonomikisht aktivë e quajnë veten njerëz të dhënë në mënyrë maniakale pas punës

0. Për këtë dëshmojnë rezultatet e anketimit të zhvilluar nga Qendra e studimit të opinionit publik të portalit SuperJob.ru.. Gjatë kësaj vetëm 1/3 e punëdhënësve do të dëshironin të kishin nën varësinë e vet bashkëpunëtorë të dhënë në mënyrë fanatike pas punës. Midis atyre,      për të cilët puna përbën interesin kryesor në jetë, ka më tepër femra se sa meshkuj. Nuk e quajnë veten persona të dedikuar besnikërisht pas punës 34% e rusëve. Me që ra fjala, sipas pohimit të një sërë mjekëve, punëdashësia e tepruar (workaholism) është tregues i pranisë tek njeriu i problemeve serioze psikologjike.