Liderët botërorë në samitin e tyre në Uashington po diskutojnë çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë bërthamore dhe parandalimin e rënies së teknologjive bërthamore në duart e terroristëve. Nga çdo pjesëmarrës i samitit priten propozime konkrete. Të gjithë 47 vendet si dhe ANEA, OKB-ja, BE duhet të paraqesin programet e veta në lidhje me përballimin e rreziqeve të mundshme. Një nga ngjarjet kyçe të samitit duhet të bëhet nënshkrimi nga Rusia dhe SHBA-s i protokollit për marrëveshjen mbi utilizimin e tepricave të plutoniumit të armatimeve. Çdo vend duhet të utilizojë nga 34 tonë plutonium, i cili do të ishte i mjaftueshëm për prodhimin e shumë mijëra municioneve.