Shkarko audiofailin

Në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë në Hagë rifilloi procesi gjyqësor ndaj ish Liderit të serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç. Seanca paraardhëse gjyqësore u zhvillua më 1-2 mars, kur Karaxhiç doli në të me fjalën në mbrojtje të vet. Ai në mënyrë kategorike hodhi poshtë akuzat për genocid dhe krime lufte kundër popullsisë me kombësi jo serbe të Bosnjë e Hercegovinës gjatë kohës së luftës etno-civile në këtë ish republikë jugosllave në periudhën e viteve 1992-1995 që i inkriminohen atij. Temën në fjalë e shtjellon vëzhguesi i "Zërit të Rusisë" Pjotër Iskenderov: "Dëgjimet gjyqësore në lidhje me "çështjen Karaxhiç" rifilluan në sfondin e ashpërsimit të theksuar të situatës në Ballkan. "Falë" përpjekjeve të SHBA-s dhe Bashkimit Europian në një nyje fort të shtrënguar e të ngatërruar u ndodhën të ndërlidhur faktorë dhe ngjarje të tilla aparencialisht heterogjene si pritja që nga fundi i vitit 2009 i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB përkatësisht statusit të Kosovës, perspektivat e vetë Gjykatës së Hagës dhe planet e Serbisë për hyrjen në Bashkimin Europian. Megjithëse formalisht Brukseli nuk kërkon nga Beogradi njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për europintegrimin e tij dhe ngul këmbë vetëm për aktivizimin nga ai të bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës - pikërisht procesi gjyqësor ndaj Karaxhiçit dhe vazhdimi i kërkimit të ish Kryekomandantit të ushtrisë së serbëve boshnjakë gjeneral Ratko Mlladiçit i japin Perëndimit një mundësi unikale për tu përpjekur që ti bëjë më të shkueshëm, të tillë që të hanë arsye serbët. Në vend të vendimit të pritshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së në muajin prill, nga Haga Serbisë i erdhi "rekomandimi" për të kapur sa më shpejt dhe për të dorëzuar gjeneralin Ratko Mlladiç. Po përse iu desh me kaq ngut Ratko Mlladiçi Gjykatës? Me qëllim që me ndërgjegje të pastër të raportojë përpara Këshillit të Sigurimit të OKB për përfundimin e suksesshëm të veprimtarisë së vet. Vendimet e OKB-së i përcaktojnë Tribunalit përfundimin e punës në vitin 2010 dhe vetëm kapja e shpejtë e Ratko Mlladiçit u lejon gjykatësve të krijojnë, të paktën, sa për sy e faqe iluzionin e plotësimit me sukses të misionit të vet. Në vitin 1993 Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për krijimin e Gjykatës së Hagës me shpresë në triumfin e drejtësisë ndërkombëtare në Ballkan. Por për këto vitet e fundit ky Institut nuk i demonstroi botës asgjë të dobishme, përveç dobësive të veta ligjore dhe të angazhuarit e tij politik. Kurse përpjekjet e ethshme krejtësisht evidente që ndërmerren aktualisht nga ajo që për hir të shpëtimit të reputacionit të vet të ndërthurë e të ngatërrojë çështjen e Mlladiçit me statusin e Kosovës, thjesht, të krijojnë përshtypjen e teatrit të absurdit. Por kur në kon vihen interesat gjeopolitike, atëhere të gjitha mjetet janë të përshtatshme për arritjen e qëllimit.