Qarku i Amurskut (Lindja e Largët) mund të bëhet porta kryesore kozmike e Rusisë. Kozmodromi Vostoçnij do të zëvendësojë Bajkonurin-pistën kryesore të realizimit të lëshimeve kozmike të këtyre viteve të fundit. Në vitin 2015 planifikohet lëshimi i aparateve kozmike të papilotuara nga kozmodromi Vostoçnij, kurse aty nga viti 2018-lëshimi i anijeve kozmike të pilotuara. Ky do të jetë një kozmodrom principialisht i ri, veçoria kryesore e të cilit është siguria ekologjike. Planifikohet shfrytëzimi i lëndës djegëse raketore të gjeneratës së re, e cila përmban komponentë të parrezikshëm-vajguri, hidrogjen dhe oksigjen.