Rusia dhe SHBA ranë në ujdi për realizimin e mekanizmit të shkëmbimit të informacionit telemetrik mbi lëshimet e raketave, deklaroi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Gjenarali i ushtrisë Nikollai Makarov. Ai saktësoi, se përkatësisht Traktatit të ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), shkëmbimi do të realizohet mbi bazë të marrëveshjes reciproke dhe paritetit. Nikollai Makarov u shpreh gjithashtu, se Rusia mund të bjerë në ujdi për reduktimin e mëtejshëm të Armatimeve të veta Strategjike Ofensive vetëm gjatë përfshirjes në këtë proces edhe të anëtarëve të tjerë "të klubit bërthamor". Ai vuri në dukje, se një potencial të qenësishëm bërthamor zotërojnë aleatët e SHBA në NATO, si edhe India e Pakistani.