0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev paralajmëroi Izraelin nga shpërthimi i veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme. Në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv amerikan "ABC News" ai theksoi, se "do të ishte zhvillimi më i keq i ngjarjeve". Sipas fjalëve të tij "Në Lindjen e Mesme çdo gjë ndodhet kaq afër sa që askush nuk do të ngelet mënjanë. Aq më tepër, në qoftë se do të aplikohet arma bërthamore". Dimitri Medvedievin e shqetëson gjithashtu kokëfortësia e Izraelit në lidhje me çështjen e ndërtimit të pikave të reja hebree të banimit, gjë që pengon rregullimin e dialogut paqësor me botën arabe.