Shkarko audiofailin

Në lidhje me 65 vjetorin e Fitores mbi fashizmin hitlerian në Luftën e Dytë Botërore në ekranin e gjerë rus do të dalë filmi i ri i regjizorit Vladimir Hotinenko "Prifti". I ndërtuar mbi bazë të materialeve dokumentare ky film i kushtohet dramës së jetës së njerëzve në territoret sovjetike të okupuara nga fashistët. Filmi "Prifti" tregon për përfaqësuesit e misionit orthodhoks të Pskovit, të krijuar në vitin 1941, kur Gjermania fashiste sulmoi Bashkimin Sovjetik. Fati i baba Aleksandrit, heroit të filmit tonë doli mjaft tragjik, dhe duhet thënë, se rasti i tij është i veçantë. Në fakt, Misioni orthodhoks i Pskovit u krijua me pëlqimin e autoriteteve hitleriane. Pas përfundimit të luftës pjesëmarrësit e  tij perceptoheshin nga autoritetet sovjetike si shërbëtorë të fashistëve, tradhëtarë të Atdheut, të cilët i mbyllnin nëpër kampe e burgje. I gjithë tmerri i gjendjes në të cilën ndodheshin njerëzit në territoret e okupuara dhe është pikërisht theksi më i rëndësishëm kuptimor i filmit "Prifti", theksoi në intervistën e vet regjizori i tij Vladimir Hotinenko.

  • Vladimir Ivanoviç, përse Ju nevojit në tregimin mbi luftën pikërisht historia e një prifti? Sipas mendimt Tuaj ajo është tipike, apo përkundrazi, Juve ju tërhoqi njëfarë lloj rasti unikal njerëzor?

"Prifti është gjithashtu njeri, i cili ka obligime tejet të pazakonta në këtë botë, - metafizike. Ky njeri është venë nga lufta në rrethana të jashtëzakonshme dhe përpara problemit të zgjedhjes. Që përpara daljes së filmit në ekran të gjerë në Internet filluan të ziejnë debatet në lidhje me të, megjithëse materiali historik është jo fort i lëvruar nga ata dhe për shumicën e njerëzve bile i panjohur. Askush, në tërësi, përfshirë këtu edhe mua personalisht deri në kohën që ia hyra studimit të kësaj teme, nuk dinte asgjë për Misionin e Pskovit. Sepse në këtë rast fjalë bëhet mbi atë se njeriu lufton me forcën e lutjeve. Ai ndihmon robërit e luftës, gjë kjo që është bërë vërtet nga pjesëmarrësit e Misionit të Pskovit dhe, në veçanti, nga babai i Patriarkut të ndjerë të Gjithë Rusisë Aleksit të II, i cili ishte anëtar i tij".

  • Filmi Juaj në një masë të caktuar mbulon një nga njollat e bardha në historinë e Luftës së Dytë Botërore. A ka ndikuar vallë ai në ndryshimin e botëkuptimit, perceptimit Tuaj përkatësisht tabllosë së luftës?

0 "Doli se mund të gjenden akoma edhe shumë e shumë histori të panjohura, fletë të grisura nga historia. Dhe kjo për mua ishte një gjë krejtësisht e papritur, befasuese, mund të them! Siç dihet, në kohë lufte është më e lehtë të jetosh duke vepruar aktivisht kundër armikut dhe shumë më e vështirë kur të duhet të presësh duke u ndodhur në mosdije të plotë. Pikërisht të tilla dhe ishin rrethanat e jashtëzakonshme të jetëve të miliona vetëve në territoret e okupuara. Për ta i gjithë Misioni i Pskovit dhe në veçanti heroi ynë plotësonin një rol unifikues. Unë kam përsiatur gjatë mbi atë, se përse puna mbi realizimin e filmit sikur më afroi mua dhe bile më bëri në njëfarë mënyrë pjesëmarrës veprues të kësaj historie. Të paktën, unë së bashku me heroin kryesor përshkova rrugën e kësaj periudhe konkrete të luftës. Ndodhi kështu, që për ne kjo nuk ishte thjesht luftë. Sepse tek ne shpesh herë thonë - "hajdeni të gjejmë një ide të re kombëtare". Por përsa kohë që ajo nuk është gjetur, si e tillë mund të shërbejë për mrekulli Fitorja jonë e Madhe në këtë luftë të lavdishme. Kjo është e vetmja gjë që në kuptim e plotë të fjalës na bashkon ne çdo 9 maj, që na lejon ta ndjejmë veten një komb unik. Të paktën mua, personalisht, kështu më duket".