0U arrit të identifikohet trupi i Marias-bashkëshortes së Presidentit polak, njoftoi në Varshavë Përfaqësuesi i zyrës së Presidentit të Polonisë Jacek Sashin. Sipas fjalëve të tij, arkivoli me trupin e të ndjerës mund të dërgohet në Poloni të martën. Gazeta "Viborça"  njofton, se ceremonia solemne e lamtumirës me Lech Kaczynskin dhe viktimat e tjera të katastrofës ajrore afër Smolenskut mund të zhvillohet të shtunën në qendër të Varshavës-në sheshin Pillsudskij.