0Udhëheqja e re e Kirgizisë nuk e konsideron legjitim Presidentin e Republikës Kurmanbek Bakijev, deklaroi Zëvendës kryetari i parë i qeverisë së përkohshme Allmazbek Atambaev. Ai shpjegoi, se në zgjedhjet e fundit presidenciale pati shkelje. Autoritetet e reja dëshirojnë të heqin nga pushteti me rrugë paqësore  Presidentin Kurmanbek Bakijevin, por ata janë gati të zhvillojnë dhe operacionin special për arrestimin e tij, citon agjencia informative RIA Lajmet fjalët e  Astambaevit. Ai njoftoi gjithashtu, se autoritetet e reja të Kirgizisë kanë ndërmend tu përmbahen të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara më parë, me përjashtim të atyre, të cilat u arritën me përdorimin e skemave korruptuese.