0Gjykata e Dubai dënoi iranianin Mahdi Lorniju dhe shtetasin nga Taxhikistani Maksudxhon Ismatov, që akuzoheshin për vrasjen e ish-komandantit të batalionit çeçen "Восток" (Lindje), Heroin e Rusisë Sulima Jamadaev, me burg të përjetshëm. Afati i dënimit të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe kufizohet me 25 vjet. Pastaj, sipas vendimit të gjyqit, të dënuarit i departojnë në atdhe. Jamadaev u vra në mars të vitit 2009 në Dubaj në parkingun e automobilave të kompleksit rezidencial.