0Një grup veteranësh rusë, ushtarakësh dhe shkencëtarësh do të vizitojnë Sllovakinë, Austrinë dhe Hungarinë. Ky udhëtim do të bëhet me rastin e kremtimit të 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Sipas fjalëve të Drejtuesit të këtij delegacioni Aleksandër Kanjshin, qëllimi i kësaj vizite është kapërcimi i përpjekjeve të falsifikimit të historisë të Luftës së Dytë Botërore dhe pjesës kryesore përbërëse të saj-Luftës Patriotike. Mysafirët nga Rusia do të marrin pjesë në konferencën në Bratisllav "Lufta e Dytë Botërore. 65 vjetori i Fitores mbi fashizmin", do të vendosin kurora me lule tek përmendoret e ushtarëve çlirimtarë sovjetikë në Bratisllavë, Vjenë dhe Budapest.