Kreu i MPJ të Rusisë u nis për në Kiev për "verifikimin e gjithmbarshëm të orëve" në lidhje me tërë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe. Pas përfundimit në Ukrainë të së ashtuquajturës "epokë portokalli", gjatë së cilës lidhjet me Rusinë arritën pikën më të ulët, filloi procesi aktiv i rivendosjes së marrëdhënieve. Kievi zyrtar rishikoi prioritetet e politikës së vet të jashtme dhe hoqi dorë nga retorika agresive në adresë të Rusisë. Si përgjigje ndaj kësaj Moska konfirmoi synimin e vet për zhvillimin e një dialogu konsktruktiv me palën ukrainase.