0Rusia del për ndërtimin e bazës transparente botërore të  bashkëpunimit ndërkombëtar në energjetikë, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov në përshëndetjen e vet drejtuar pjesëmarrësve të konferencës ndërkombëtare "Siguria Energjetike e ekonomisë globale në shekullin XXI". Nga ana e vet Drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Politikës Energjetike dhe Diplomacisë Valeri Salgin theksoi: duke marrë parasysh faktin se eksporti i burimeve energjetike është burim serioz i krijimit të buxhetit, Rusia synon për pjesëmarrje aktive në garantimin e sigurisë energjetike globale dhe forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërkombëtar. Këtyre çështjeve, theksoi Salgin, politika dhe diplomacia e vendit u kushtojnë vëmendje të veçantë.