0Ekspertët e bankës më të madhe të SHBA-s Bank of America i parashikojnë ekonomisë së Rusisë "hopin më të fuqishëm në botë". Në raportin e tyre konfirmohet, se GDP-ja ruse do të rritet këtë vit deri në 7 %. Ky tregues është 2 % më i lartë nga ai që u parashikua nga banka më parë. Sipas të dhënave të ekspertëve, GDP-ja ruse në tremujorin e parë u rrit 6,5 % në krahasim me tre muajt e mëparshëm. Kurse kulmin e periudhës së parakrizës ekonomia e Federatës Ruse do ta arrijë jo më parë se në vitin 2011.