0Rusia del për zgjidhjen diplomatike të problemit bërthamor të Iranit, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së Vitali Çurkin. Ai shpreson se do të mund të arrihet shmangia e miratimit të rezolutës së re sanksionuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Teheranit. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës pranë OKB-së Li Baodun gjithashtu u shpreh për vazhdimin e negociatave paqësore. Më parë Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton deklaroi, se vendet e "gjashtëshes" në të cilën hyjnë: SHBA-s, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, janë të gatshme të diskutojnë sanksionet e reja. Shtetet perëndimore kërkojnë nga Irani pezullimin e pasurimit të uraniumit, pasi mendojnë se ai po përpiqet të krijoë armën bërthamore. Autoritetet e vendit i hedhin poshtë këto akuza dhe deklarojnë mbi karakterin paqësor të programit të vet bërthamor.